Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali.

Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se një i ri, rreth 25-vjeç e me origjinë nga Bangladeshi është gjetur me kokë të prerë në dhomën e tij të gjumit, në një shtëpi në Torino.

Këto detaje janë dhënë nga policia, e cila sqaron edhe identitetin e viktimës.

Ai është Mohammad Ibrahim, ndërsa trupi i tij u gjet nga një bashkëjetuesi i tij, po nga Bangladeshi.

Bashkëjetuesi i viktimës dhe persona të tjerë, disa nga Bangladeshi po merren në pyetje nga policia, e cila kërkon të zbardhë ngjarjen e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb