Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Një 44-vjeçar në Romë, i infektuar me COVID-19, ka lënë spitalin dhe u kthye në shtëpi pa lejen e mjekëve dhe sulmoi fëmijën 10-vjeçar, duke e goditur me thikë për vdekje.

Sipas informacioneve të deritanishme të prokurorëve, vrasësi i fëmijës ishte njoftuar për një vendim gjykate që i ndalonte të afrohej me ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tyre.

“Nëna e fëmijës është në gjendje shoku. Kur u kthye në shtëpi gjeti fëmijën e saj të vdekur dhe ish-bashkëshortin pranë tij, në shtrat”, shkruajnë mediat italiane.

Autoritetet dyshojnë se autori mund të ketë qenë i droguar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb