Një ngjarje e rëndë ka tronditur Milanon e Italisë ditën e djeshme.

Një 64-vjeçare në Paderno Dugnano, Sabina Ghirello, ka mbajtur kufomën e mumifikuar të nënës së saj 90-vjeçare, në mënyrë që të vazhdonte të merrte pensionin e saj.

Ngjarja e rëndë u zbulua nga policia, pasi ishin duke kërkuar dokumentacionet e së ndjerës, e cila, sipas asaj që vajza u kishte thënë fqinjëve të saj, do të ishte shtruar në një klinikë. Në vend të kësaj, oficerët gjetën trupin e gruas së vjetër të mbyllur në gjendje të avancuar dekompozimi.

Sipas rezultateve të autopsisë, 90-vjeçarja, Pasqualina ka ndërruar jetë para 6 muajsh.

Trupi i Pasqualinës u gjet i mbështjellë me celofan dhe i mumifikuar. Vdekja e 90-vjeçares nuk ishte komunikuar asnjëherë në gjendjen civile, ndërsa policët konstatuan se Ghirello e kishte marre pensionin, burimin e vetëm të jetesës, në llogarinë e mbajtur bashkë me nënën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb