Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku për pasojë ka ndërruar jetë një i ri shqiptar. Mësohet se 32-vjeçari shqiptar Fatjon Garxenaj ka humbur jetën, pas një aksidenti me parashutën e tij.

Ndonëse parashutizmi ishte pasion i tij, diçka këtë herë nuk ka shkuar ashtu siç duhej për 32-vjeçarin, duke u aksidentuar për vdekje.

Garxenaj jetonte në Faenza me partneren e tij, ndërsa ishte i punësuar si saldator në firmën Castel Bolognese për më shumë se 7 vjet, duke u rritur profesionalisht nga një stazh në një artizan profesionist.

“Ishte djalë shumë i mirë, si nga ana njerëzore, ashtu edhe në punë”, thotë pronari i tij, duke shtuar se; “na ka treguar shpesh për fluturimet e tij. Ne kemi një fushë pas këtu dhe ai ëndërronte që të nisej nga shtëpia dhe të zbriste këtu. E kishte nisur këtë pasion disa muaj më parë. Fliste gjithmonë për pasionin e tij me te madh, fluturimin me parashutë, ishte shume entuziast. I pëlqente të fluturonte, jetoi për të fluturuar, e bënte edhe bashkë me partneren”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb