Ngjarje e rëndë në një qendër komunitare për të rinjtë në Itali. Një djalë 17 vjeç ka vdekur dhe dy të tjerë janë asfiksuar nga zjarri që shpërtheu mbrëmë rreth orës 2:30 në këtë qendër në Santa Caterina di Pasian di Prato (Udine).

Viktima është një i mitur, shtetas shqiptar, ndërsa njëri nga dy të plagosurit, një djalë 16-vjeçar, është dërguar në qendrën e djegieve në Verona. Mediat italiane raportojnë se gjendja e 16-vjeçarit është shumë e rëndë.

I plagosuri tjetër, i rritur, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa vijojnë hetimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb