E rëndë është ajo që ka ndodhur në Kavajë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se ka ndërruar jetë në spital 34-vjeçari Fatmir Patoshi, i cili u vetëhodh nga kati i tretë i banesës.

I riu dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa pak muaj më parë kishte humbur dhe të atin.

Nuk dihen shkaqet që dërguan të riun të ndërmerrte aktin ekstrem, ndërsa policia është duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Me datë 29.05.2022, rreth orës 21:05, në lagjen nr. 2, në Kavajë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit, shtetasi F. P., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: