Në Kazakistan, temperaturat kanë shënuar deri në -25 gradë Celsius, e kësisoj dëmet e shkaktuara janë jo të pakta.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se si një dre ka ngrirë i gjithi. Një burrë shihet se si vrapon drejt kafshës për t’ia larguar akullin e ngrirë nga fytyra e tij. Ai arrin ta çlirojë drerin nga makthi i vërtetë që po përjetonte, me siguri dhe nga një ngordhje e sigurt. Paralajmërimi për stuhi të acartë është dhënë për 6 rajone të Kazakistanit.

Temperaturat në ditët në vijim pritet të shkojnë deri në -42 gradë Celsius.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: