Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kinë. Mediat e huaja shkruajnë se një foshnje e gjyshja e saj janë lënduar rëndë, pasi një biçikletë elektrike ka marrë flakë brenda ashensorit ku ndodheshin.

Në pamjet e publikuara nga mediat, shihet se si fillimisht nga motori nis të dalë një ty mi bardhë, ndërsa papritur flaka kaplon mjetin e zjarri vërshon gjithandej.

Sipas raportimeve, foshnja dhe gjyshja e saj 54-vjeçare, kanë pësuar djegie të shkallës së tretë në 75% të trupit të tyre, ndërsa tre personat e tjerë që ndodheshin në ato momente me ta në ashensor, kanë pësuar dëme të lehta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb