Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Gurrë të Klosit. Një 63-vjeçar dyshohet se ka rënë nga një lartësi e madhe, duke u plagosur rëndë në kokë.

Gazetari Enver Doçi raporton se i plagosur ka mbetur Kasem Celami. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Burrelit ku dhe ka marrë ndihmën e parë. Për shkak të plagëve të rënda, bluzat e bardha të këtij spitali kanë vendosur transportimin me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes nëse 63-vjeçari ka qenë me bagëti apo duke mbledhur bimë medicinale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: