Një aksident i rëndë është shënuar në fshatin Cerujë të Klosit. Gazetari Enver Doçi, raporton për “BalkanWeb” se një automjet ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën shoferi.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit të Cerujës teksa mjeti po rimorkjohej nga një tjetër mjet. Por këputja e litarit tërheqës ka rezultuar fatale për shtetasin P.M i cili ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: