Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Korçë, ku një 57-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16 të Korçës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Fatos Pulaha, rreth 57 vjeç u gjet i pajetë në bodrumin e banesës së tij. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është vetëvrarë.

Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb