KROÇË
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë. Shtetasja me iniciale S. P., rreth 58-vjeçe është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6, në rrugën “Miço Shkodrani”, ndërsa shtojnë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.03.2021, rreth orës 19:10, jemi njoftuar se në lagjen nr. 6, rruga “Miço Shkodrani”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja S. P., rreth 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb