Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një i moshuar është dhunuar nga i biri  dhe ka përfunduar në spital.

Policia bën me dije se menjëherë pas ngjarjes është vënë në pranga shtetasit A. L., 33 vjeç, ndërsa ndaj babait të  tij u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Sakaq, i moshuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. L., 39 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore e kanë kapur këtë shtetas në Pogradec, duke transportuar kundrejt fitimit, në drejtim të Tiranës, me automjetin tip “Benz”, 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm drejt shteteve të BE-së.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb