Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku krejt papritur copa tavani janë shkëputur dhe kanë rënë mbi shtratin e një dhome në QKUK, ku po trajtohej një nënë me foshnjën e saj të porsalindur.

Nëna ka dërguar videon në adresë të Gazetës Shneta dhe ka treguar se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh kur kishte reshje shiu në Prishtinë.

Ajo duke dashur të mbetet anonime, ka thënë se janë tmerruar nga ky rast pasi janë frikësuar për bebet e tyre.

“Kjo ka ndodhur para dy javësh. Ato ditë që pat shi. Unë kam qenë e shtrirë me vajzën në dhomë. Kemi qenë tri nëna me bebe. Nëna që ka qenë afër dritares për fat të mirë vetëm disa minuta pa ndodhur kjo, e kishte larguar beben prej shtratit. Kanë qenë në pytje sekondat që mos me i ra bebes”, ka deklaruar kjo nënë.

Ajo ka thënë se pas këtij rasti nuk kishin pranuar të qëndronin në atë dhomë, por stafi nuk i kishte transferuar.

“Me insistimin tonë bebat i dërguam në dhomat ku qëndrojnë infermieret dhe ne qëndruam atë natë aty”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar se ky problem ishte rregulluar të nesërmen nga punonjësit e QKUK-së të cilët sipas saj kishin deklaruar se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së ujit nga shiu.

Gazeta ka kërkuar sqarime sot nga QKUK në lidhje me këtë rast dhe për rrezikimin e pacientëve nga incidente të ngjashme, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: