Një pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës i ka dhënë fund jetës pak minuta më parë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Viktima dyshohet të ketë dalë nga shtëpia duke u nisur drejt vendit të quajtur “Parku i Arbërisë”, ku më pas ka qëlluar veten me armë zjarri.

Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Zyrtarët e policisë po hetojnë se cili mund të ketë qenë shkaku që ka çuar viktimën të kryejë këtë akt tragjik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: