Nje ngjarje e rëndë që ka goditur Kosovën pasditen e së enjtes, ku vëllai ka vrarë me armë zjarri e më pas ka djegur vëllain, po dyshohet se ka ndodhur për shkak të disa parave që viktima kishte sjellë nga Zvicra në Kosovë.

Pas gati dy muajve kur ishte shpallur i zhdukur, 64-vjeçari nga fshati Bërnjak i Rahovecit, u gjet i djegur nga vëllai i tij 59-vjeçar.

Si shenjë identifikuese u gjetën eshtrat e të ndjerit, të cilat policia i gjeti në oborrin e vëllait të tij, i cili tashmë edhe e ka pranuar se ka vrarë me armë zjarri vëllain e më pas e ka djegur trupin e tij të pajetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: