Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Mlinovës, në pjesën veriore të Zagrebit ku tre persona humbën jetën.

Sipas informacioneve jozyrtare, janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Mediat kroate bëjnë me dije se babai mbyti tre fëmijë, binjakët e moshës shtatëvjeçare dhe djalin në moshën katër vjeç, pas së cilës ai qëlloi veten. Ai mbijetoi dhe u transportua në spital.

Policia kreu një hetim deri në orët e para të mëngjesit, dhe sot në mëngjes trupat e tre fëmijëve u transportuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Kriminologjisë, ku një autopsi do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Prindërit e fëmijëve të vrarë ishin shkurorëzuar para disa kohe.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb