Një aksident në punë i ka marrë jetën një 66-vjeçari në Ksamil. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00. Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se 66-vjeçari i identifikuar si Kastriot Celi, ka qenë duke punuar tek ish-furra e bukës në Ksamil, duke prishur një mur.

Gjatë punës këtij shtetasi i ka rënë në kokë një tullë. Menjëherë persona që kanë qene aty e kanë transportuar drejt urgjencës në Sarandë, por gjatë rrugës 66-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: