Policia e Kukësit njofton se një aksident i rëndë ka ndodhur në këtë zonë. Një shofer ka humbur kontrollin e makinës dhe ka rënë në humnerë.
Si pasojë, ka humbur jetën 46-vjeçari që ishte në timon, ndërsa është plagosur vajza e tij e mitur, që ishte pasagjere në mjet.
“Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën.
Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
(Balkanweb)