Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku një 52-vjeçare është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së saj dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet M.K.. Ajo dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur nga kati dytë i banesës duke gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb