Një adoleshente është vetëvrarë pasi nuk mund të paguante borxhet dhe dështoi në provimet e saj në universitet.

Babai i Lara Colthrop shkoi të merrte të bijën në stacionin e trenit, kur zbuloi se ajo i kishte dhënë fund jetës.

19-vjecarja vijoi të jetonte me miqtë e saj në Universitetin e Londrës, edhe pse ishte në dijeni se duhet të paguante taksën pasi nuk ishte më studente.

Nëna e adoleshentes tha në Gjykatë se familja e përjetoi rëndë vdekjen e saj. “Ne flisnim cdo ditë dhe jemi të lënduar pasi nuk na tregoi vështirësitë që kalonte cdo ditë. Për ne, këto ishin probleme që kishin zgjidhje, por një 19-vjecare nuk mendon si një i rritur”, tha ajo.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: