LUSHNJË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnjë, ku një çift të moshuarish janë gjetur të vdekur.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit Lame Kalliri, 90 vjeç dhe Qelibare Kalliri, 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb