Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq, ku një vajzë është rrëzuar aksidentalisht sipër një porte hekuri dhe për pasojë ka mbetur e plagosur. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:30 në fshatin Drithas.

Burime zyrtare thanë se 8-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë. Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: