MEMALIAJ

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës të Memaliajt. Një furgon në oborr ka lëvizur prej terrenit të pjerrët dhe ka goditur për vdekje 67-vjeçarin.

Po ashtu furgoni ka kapur edhe djalin e 67-vjeçarit duke i dëmtuar këmbën. Policia konfirmon se ngjarja ka qenë aksidentale teksa djali E.Sh, ndodhet për ndihmëm mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Memaliaj.

Në fshatin Krahës, Bashkia Tepelenë,  në oborrin e banesës së shtetasit B.Sh., 67 vjeç, mjeti fugon, tip “Mercedes benz”, i cili ka qënë i parkuar, për shkak të terrenit të pjerrët ka levizur dhe ka goditur shtetasin B. Sh., duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu është dëmtuar në këmbë dhe djali i tij, shtetasi E. Sh., i cili është transportuar  për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qënë aksidentale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb