Një tragjedi është shënuar në Nigeri. Të paktën 26 fëmijë kanë humbur jetën pasi shkolla e tyre u kaplua nga flakët.

Tragjedi ka ndodhur sot në qytetin Maradi. Në fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihen sesi të rriturit dhe fëmijët mblidhen afër vendit ku ka ndodhur zjarri.

Deri më tani nuk dihet çfarë e kishte shkaktuar zjarrin. Tragjedia ndodhi vetëm disa muaj pasi që një zjarr tjetër shpërtheu në një shkollë në periferi të kryeqytetit nigerian, ku gjithashtu humbën jetën 26 fëmijë.

Në momentet kur objekti ishte përfshirë nga zjarri, nxënësit ishin brenda klasave duke vijuar mësimin, e drejtori i shkollës e kishte përshkruar si “katastrofë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: