Një ngjarje e rende u regjistruar pak pas mesnate ne Astir, ku si pasoje e shkeputjes se ashensorit dy persona u plagosen.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:05, në një pallat në në Astir.

Burime zyrtare nga policia bene me dije se dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: