FIER-Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot pasdite në Patos, ku një 35-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet E.S., banuese në Patos. Gruaja u dërgua menjëherë në spitalin e Fierit, por ka ndërruar jetë disa minuta më pas.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak
Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier ështe sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja E.S, 35 vjeçe, banuese në Patos.

Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon. Shtetasja e mësipërme ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e personelit mjekësor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb