Një aksident i rëndë ka ndodhur në Patos, me pasojë vdekjen e një 39-vjeçari. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenie, ku një zetor është përmbysur, duke i marrë jetën në vend drejtuesit Beniamin Toro.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin B.T, 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: