Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se në dalje të qytetit liqenor, në vendin e quajtur “Tuneli”, është gjetur pa shenja jete 45-vjeçari S. L.

Dyshohet se ai ishte duke drejtuar biçikletën kur është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në dalje të qytetit të Pogradecit, tek vendi i quajtur “Tuneli”, shtetasi S. L., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke drejtuar një biçikletë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi vuante nga disa sëmundje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb