POGRADEC

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec. Raportohet se 29-vjeçarja D. H., është vetëdjegur me benzinë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Kalivaç.

Sipas të dhënave paraprake, e reja është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar djegie të shkallës së 3-të, ndërkohë pritet nisja e saj me helikopter drejt Tiranës.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për shkak se ajo vuante nga depresioni.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

 

Më datë 26.07.2021, në mesditë, në fshatin Kalivaç, Pogradec, në banesë, dyshohet se ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasja D. H., 29 vjeçe, e cila për pasojë ka marrë djegie të shumta trupore dhe aktualisht ndodhet në Spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Nga të dhënat e para dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb