Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë vonë në Prishtinë, ku një 15-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.

Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë.

“Rreth orës 22:20, është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë transferuar viktimën për në QKUK. Përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, viktima femër, 15 vjeç, ka humbur jetën. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka konfirmuar policia.
Mësohet se viktima ka arritur pa shenja jete në QKUK.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: