Një vrasje ka ndodhur sot paradite në ndërtesën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ose ndryshe shërbimit informativ në Prishtinë.

KALLXO.com ka mësuar se një punëtor sigurimi ka qëlluar me armë ndaj një punëtori të shërbimit në këtë ndërtesë duke e lënë të vdekur.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, tha për KALLXO.com se një i plagosur që ka ardhur nga incidenti në AKI, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Ibrahim Berisha, Zëvendës Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e ka konfirmuar këtë vrasje.
“Ka ndodhur një vrasje në ndërtesën e AKI-së. Viktima ka vdekur nga plagët. Prokurori tash do të dalë në vendin e ngjarjes. Detajet mund t’i japim më vonë”, tha Berisha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: