Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Prishtinën, ku dy të rinj janë sulmuar me thikë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ahmet Dërguti”. Siç raportojnë mediat kosovare, persona të panjohur kanë dalë nga një makinë dhe kanë goditur me thikë dy persona të tjerë që ishin duke ecur, një djalë dhe një vajzë.

Nga goditja, i plagosur rëndë ka mbetur 19-vjeçari me inicialet B.A..

Burime të Indeksonline thonë se dyshohet e sulmit u bë për hakmarrje, që ka të bëj me një ngjarje të ndodhur dy muaj më parë në rrugën “Rexhep Luci”. Policia po punonn për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: