KAVAJË

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Qerretit në Kavajë.

Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për ‘BalkanWeb’, se 4 persona janë gjetur të pa jetë në një sauna. Bëhet fjalë për 4 turistë rusë, dy gra e dy burra, të cilët prej disa ditësh ndodheshin në Tiranë.

Ata janë identifikuar nga policia e cila në një informacion paraprak mbi ngjarjen tha se dyshohet vdekja të ketë ardhur si pasojë e asfiksisë në saunë.

Sakaq Policia ndodhet në vendngjarjes, për të hetuar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Lidhur me ngjarjen e rëndë mësohet se është njoftuar edhe ambasada ruse në Tiranë.

Turistët rusë që humbën jetën në hotel:

Nataliia Burenkova, 58 vjeçe,
Sergei Burenkov, 60 vjeç,
Nikita Belousov, 37 vjeç
Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe

Kavajë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’ thuhet ne njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: