Një lajm i rëndë është regjistruar ditën e sotme në vendin tonë. Një foshnjë 16-muajshe ka ndërruar jetë, pasi ishte e prekur nga koronavirusi.

Foshnja, e cila ishte e shtruar në Pediatrinë e Infektivit, vuante nga disa probleme shëndetësore që në lindje, ndërsa ishte në intubim.

Pavarësisht ndihëm mjekësore, fëmija nuk mundi që ta fitonte betejën me COVID-19, duke humbur kështu jetën. Kjo humbje shënon dhe rastin e parë të fatalitetit me COVID tek fëmijët në vendin tonë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb