Të paktën nënë persona kanë ndërruar jetë, pas një zjarri që shpërtheu në repartin e kujdesit intensiv, në një spital COVID në Rumani. Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe për disa orë, kanë mundur të neutralizojnë plotësisht flakët.

Ministri i përkohshëm i Shëndetësisë, Cseke Attila, tha se 113 pacientë ndodheshin në spital në kohën e zjarrit, përfshirë dhjetë në repartin e kujdesit intensiv.

Sakaq, Rumania të enjten regjistroi rekord të rasteve ditore me Covid-19 – 12.032. Repartet e kujdesit intensiv në mbarë vendin po mbesin me pak shtretër të lirë pas rritjes së shifrës së rasteve.

Rumania e ka shkallën e dytë më të ulët të vaksinimit kundër Covid-19 nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian. Ndërsa ky rasti i tretë brenda një viti ku një spital COVID përfshihet totalisht nga flakët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb