Një aeroplan është rrëzuar në Moskë, duke vrarë të paktën 2 persona. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Emergjencave.

“Në fshatin Vatulino në rajonin e Moskës në orën 15:02 me orën e Moskës u raportua një aksident. Një avion Aeroprakt A-22 u rrëzua në territorin e aeroklubit Aeroklassika”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë.

Ai ka shtuar se rrëzimi u pasua me zjarr në një zonë prej 5 metra katrorë.

“Në bord ishin dy persona”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb