SARANDË

Vetëhelmohet një 37-vjeçare me profesion ekonomiste në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 ndërsa 37-vjeçarja është nisur me helikopter në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë por nuk ka mundur të mbijetojë.

Burime policore bëjnë të ditur se shkak për këtë është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare.Kjo e fundit është marrë nga ish-bashkëshorti në Itali, pasi me vendim Gjykate pas divorcit i është caktuar atij kujdestaria. 37-vjecarja E.D., ishte punonjëse e një banke të nivelit të dytë në Sarandë.

“Mesditën e sotme, në Spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetësia E. D., 37 vjeçe pasi kishte konsumuar lëndë të dyshuar fotoksinë. Kjo shtetase është transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Nënë Terezës, Tiranë, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave”, deklaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb