Tronditëse mund të cilësohet ajo që ka ndodhur në SHBA. Një vajzë 14-vjeçe është paraqitur në një restorant të New Jersey-t, me një foshnjë të porsalindur në krahë, madje, fëmijës nuk i ishte shkëputur ende kordoni i kërthizës. Në videon e publikuar nga mediat e huaja, shihet se si vajza futet në restorant, afrohet në një tavolinë dhe i kërkon një klienteje që ta mbante për disa momente foshnjën. Por pas kësaj, ajo është larguar menjëherë dhe nuk është kthyer më.

“Dukej tejet e dëshpëruar. Më la foshnjën në krahë, më tha do të kthehem shpejt, por nuk erdhi më”, tha Aguilar, personi e cila mori në dorëzim foshnjën.

Sipas raportimeve policia ka mundur të gjejë 14-vjeçaren. Adoleshentja ka mohuar aktin, e ka thënë para uniformave blu se në video nuk është ajo. Sipas raportimeve, foshnja do të dërgohet në shtëpinë e fëmijës, ndërsa 14-vjeçarja nuk pritet të përballet me akuza penale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: