Një ngjarje e rëndë është shënuar në Nju Jork. Një grua është goditur fuqimisht me grushte në fytyrë, nga një burrë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë momentin.

Në të, është fiksuar momenti ku një 55-vjeçare me origjinë aziatike po ecte e qetë në rrugë, kur papritur, një burrë e godet madje edhe e kërcënon. Fatmirësisht, aty pranë ishin disa kalimtarë të çastit që i erdhën në ndihmë gruas.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e ka arrestuar burrin në fjalë. Dyshimet e para janë se autori vuan nga problemet mendore, mirëpo, duhet hetime më të thelluara për ta vërtetuar këtë version.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: