Të paktën pesë persona, përfshirë katër fëmijë, kanë mbetur të vdekur në një aksident të tmerrshëm që ka ndodhur në Florida të SHBA.

Mediat e huaja tregojnë se dy persona të rritur janë dërguar në spital pas aksidentit të ndodhur në Orlando. Një makinë u shkëput në dy pjesë nga fuqia e goditjes, shkruan Fox News.

“Siç mund të imagjinoni, një skenë shumë e tmerrshme për të gjithë që janë përfshirë. Ende jemi duke u përpjekur t’i identifikojmë viktimat dhe të shohim se çfarë lidhje kanë pasur mes vete, por besojmë se është tërë familja”, u shpreh një zëdhënëse e njësisë policore.

Sipas autoriteteve, nga forca e madhe e përplasjes, disa persona brenda një makinë kanë dalë jashtë.

Policia theksoi se në makinën e aksidentuar kishte vetëm 5 vende për t’u ulur, por në të vërtetë, aty
ishin ulur gjashtë persona. Mësohet se dy shoferët i kanë mbijetuar përplasjes së rëndë, por ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndonëse identiteti dhe mosha e saktë e viktimave nuk janë bërë të ditura, hetuesit besojnë se tre fëmijë që vdiqën në aksident kanë qenë nën moshën 10-vjeçare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: