Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Katër persona janë qëlluar për vdekje në një zyrë periferike të pasurive të patundshme në Los Anxhelos.

Mediat e huaja shkruajnë se mes viktimave është dhe një djalë 9-vjeçar. Sipas tyre, fëmija ka ndërruar jetë në krahët e nënës, e cila e kishte përqafuar për ta mbrojtur, kjo e fundit sipas raportimeve ka mbetur e plagosur nga sulmi.

Mediat e huaja shkruajnë se autori i sulmit, tashmë i arrestuar, kishte lidhje familjare me viktimat. Incidenti vdekjeprurës është i treti brenda një muaji në SHBA.

Kujtojmë se 10 persona mbetën të vrarë në një supermarket në Boulder të Kolorados më 22 mars, ndërsa 4 ditë më parë, më 16, një i ri vrau tetë masazhiere me origjinë amerikano-aziatike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb