Një grua 61-vjeçe nga Florida, po akuzohet se goditi me thikë bashkëshortin e saj me nevoja të veçanta më shumë se 140 herë, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Joan Burke u arrestua të dielën nën akuzën për vrasje të shkallës së parë, ka njoftuar policia në Palm Springs.

E deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi vdekjeprurës. Kurse Burke u gjet në shtrat ku u konstatua se kishte prerje në dy shuplakat e duarve, pasi kishte mbytur bashkëshortin Melvin Ëeller.

“Është e zakonshme kur sulmuesit të pësojnë prerje në shuplaka të duarve, kur sulmojnë të tjerët”, thuhet në raportin e policisë.

E sipas ekzaminimeve të ekipit së forenzikës, Weller kishte pësuar plagë nga thika në të gjitha pjesët e trupit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: