Të paktën tetë persona kanë ndërruar jetë, për shkak të shtënave me arnë në një strukturë të Indianapolis FedEx, në SHBA, shkruan CNN.

Po sipas medias prestigjioze, autoritetet dyshojnë se numri i viktimave mund të shtohet në orët në vazhdim. Policia ka njoftuar, se autori, pasi ka kryer masakrën, ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësja e policisë, Genae Cook, deklaroi se teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, të shtënat dëgjoheshin ende.

“Ne kemi shumë njerëz me lëndime nga të shtënat”, ka thënë Cook, duke shtuar se kishte të tjerë që ishin transportuar në spitale të ndryshme në të gjithë zonën.

Një dëshmitar i cili tha se ai punon në këtë objekt i tha WISH-TV se ai pa një burrë me një armë pasi dëgjoi disa të shtëna.

“Unë pashë një burrë me një automatik të një lloji, një pushkë automatike dhe ai po qëllonte gjithandej”, ka thënë Jeremiah Miller

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: