Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Shkodër. Një 27-vjeçar, i identifikuar si Gjin Ndoji është gjëtur i vrarë në rrugë.

Personi është gjetur pa jetë në një rrugë në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës, ndërsa në kokë ka një plumb, c’ka i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Informacion paraprak

Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: