SHKODËR

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Një vajzë 13 vjeçe është mbytur në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Oblikë.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi. Raportohet se vogëlushja ishte duke u larë me familjarët, ku papritur është mbytur në lumë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton të gjithë dinamikën e saj.

Njoftimi i Policisë:
Shkodër/ Informacion paraprak
 
Më datë 27.07.2021, rreth orës 15:45, në lumin Buna, në vendin e quajtur fshati Zues, Shkodër, është mbytur duke u larë në lumë, shtetasja Z. L., 13 vjeçe, banuese në Oblikë, Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb