Një fëmijë i moshës tetë vjeçare nga Shkupi është përdhunuar nga dy të mitur, të cilët, ngjarjen e kanë incizuar me telefon dhe më pas e kanë shpërndarë tek shokët e tyre.

Policia ka qenë e informuar për rastin që ka ndodhur para dhjetë ditëve, pasi nëna e fëmijës së dhunuar rastin e ka paraqitur në stacionin policor në Bit Pazar.

Pas pranimit të denoncimit, pjesëtarë të MPB-së, kanë marrë dëshminë nga të miturit të cilët janë të moshës 10 dhe 13 vjeçare dhe me prindërit e tyre, duke dokumentuar rastin dhe ngritur kallëzim.

Siç njoftoi televizioni Telma, për shkak se të dy të dyshuarit janë të mitur, kundër tyre nuk mund të ketë procedurë penale, por për rastin vepron Qendra për Punë Sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: