TIRANË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevard. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe, dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve.

E reja u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb