Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një 62-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku jetonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:00, në rrugën “Sitki Çiço”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet V. B., 62 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb