Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet pasi një burrë dyshohet se është vetëvrarë në banesën e tij.

Mësohet se 62-vjeçari me iniciale Xh. L. është vetëvrarë me armë gjahu brenda shtëpisë së tij në rrugën Ali Shefqeti rreth orës 22:00.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.02.2023, rreth orës 22:00, në rrugën “Ali Shefqeti”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi Xh. L., 62 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: